Hyrje
Ne nje organizate, parti ose grupim njerezish eshte e rendesishme te njohesh strukturat mbi te cilat ngrihet dhe mbahet ky grupim.
Struktura te tilla kane si arkitekture formen e nje peme nga trungu i se ciles dalin deget dhe cdo dege mund te kete deget e nen-deget e saj e keshtu me radhe deri tek me e fundit qe jane gjethet.
Trungu i kesaj peme konsiderohet si pike-nisje ose rrenja e struktures. Cdo dege me pas ka nga njera ane nje pike kapje drejt trungut dhe nga ana tjeter ka degezimet qe rrjedhin prej saj.
Ne analogji me kete strukture peme, ne rastin e struktures se burimeve njerezore, piken qe lidh cdo dege drejt trungut do ta quajme Lidhja Siper ne hierarki, ndersa deget nga krahu tjeter do ti quajme Prurje.
Per ilustrim, ne figuren siper personat BLU kane nga 3 Prurje secili (personat GRI) dhe te tre personat BLU kane Lidhje Siper personin KUQ. Ne te njejten kohe personi KUQ ka nje Prurje direkte prej 3 vetesh (BLU) dhe nje Prurje rezultante prej 12 vetesh (BLU + GRI). Kjo eshte baza mbi te cilen eshte ndertuar ky aplikacion.
Por meqenese secili person ka edhe vecorite e tij specifike, atehere per ta bere me direkte paraqitjen e ketyre vecorive, struktura jepet ne formen e listes ne dy forma:
-
Lista Hierarkike
Paraqet Lidhjen Siper dhe Prurjet direkte per personin e zgjedhur.
Ne ilustrim po te zgjedhim nje nga pesonat BLU ne figure, do shikonim listen me 3 personat GRI qe ndodhen nen te dhe siper personin e KUQ si Lidhje Siper. Kurse po te zgjedhim personin KUQ do shikonim nje liste me 3 personat BLU dhe asnje Lidhje Siper.
-
Lista Komplet
Paraqet totalin e Prurjeve dhe Lidhjen Siper. Pra tregon te gjithe personat qe ndodhen nen te dhe Lidhjen Siper ne rast se ka.
Ne ilustrim po te zgjedhim personin KUQ do shikonim nje liste me 12 persona BLU + GRI dhe asnje Lidhje Siper.
Perdorimi

Shto nje person te ri ne strukture. Ploteso te dhenat e kerkuara. Percakto nje
Lidhje Siper dhe
Prurjet dhe Ruaje.

Paraqet listen hierarkike te gjithe struktures se regjistruar. Dmth trungu dhe deget e para pas tij nese ka.

Paraqet listen komplete te gjithe struktures se regjistruar. Dmth te gjitha rekordet e regjistruara.

Personi ka prurje te tjera nen vete. Duke klikuar te emri i ketij personi shkohet te lista e prurjeve te tij.

Personi nuk ka prurje te tjera nen vete. Duke klikuar te emri i ketij personi shkohet tek te dhenat specifike te ketij personi.

Paraqet listen hierarkike per personin e zgjedhur. Dmth deget e para pas tij nese ka.

Paraqet listen komplete per personin e zgjedhur. Dmth te gjithe personat qe ndodhen nen te.